Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka pritur në shtëpi ushtruesen e detyrës së ambasadorës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin.
Tahiri tha se bashkë me gruan e tij, Prattipatin e pritën për t’i dhënë lamtumirën mikut të tyre, Gregory Viola, i cili për më shumë se tri vjet e ndihmoi Kosovën me përkushtim të lartë.
“Po ashtu, sonte patëm nderin të mikpresim kolegët dhe miqtë tanë, deputetët Abelard Tahiri, Arben Gashi, ish-Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe Rrita Ismajli, që kanë punuar ngushtë me Gregun, në Kuvend dje Ambasadë, teksa ndamë një lamtumirë të ngrohtë dhe i uruam suksese në kapitullin e ri të jetës së tij”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:
Sonte, Nora dhe unë patëm kënaqësinë të mirëpresim në shtëpinë tonë Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së SHBA-ve, znj. Anu Prattipati, për t’i dhënë lamtumirën mikut tonë të dashur, Gregory Viola i cili për më shumë se tri vite ndihmoi Kosovën më përkushtim të lartë. Kurr nuk duhet harruar se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Gregu dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke i dhënë mbështetje të parezervë Kuvendit të Kosovës. Profesionalizmi, përkushtimi dhe miqësia e tij e sinqertë do të na mungojnë shumë e më së shumti Kuvendit të Republikës Kosovës.
Po ashtu, sonte patëm nderin të mikpresim kolegët dhe miqtë tanë, deputetët Abelard Tahiri, Arben Gashi, ish-Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe Rrita Ismajli, që kanë punuar ngushtë me Gregun, në Kuvend dje Ambasadë, teksa ndamë një lamtumirë të ngrohtë dhe i uruam suksese në kapitullin e ri të jetës së tij.
Faleminderit për shërbimin tënd, Greg.
Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde në gjithçka që ju pret përpara.
Qoftë gjithmonë e fortë lidhja e miqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës 🇽🇰 🇺🇸.