26.7 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Amerikanët e ndajnë “shapin prej sheqerit”: E veçojnë Osmanin si “garantuesja primare” e marrëdhënieve Kosovë-ShBA

- Advertisement -

Çka hetohej në lexim të hollë – tashmë u tha edhe në vijat më të trasha nga Escobar, kur ky i fundit iu drejtua Osmanit me të “të falënderoj…që je garantuesja primare e marrëdhënies ShBA-Kosovë” por edhe “trashëgimia e marrëdhënieve dyshtetërore”.

Kjo në dritën e artikulimit të ditë-e-më-të-madh se Albin Kurti thjesht ka kthyer “vesh të shurdhër” karshi zërit amerikan, çka edhe tregoi në briefing të mërkuren me gazetarë se komunikimi me të, është bërë jo veç problem që ShBA e ka, por edhe mbarë komuniteti Trans-Atlantik si NATO, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian e madje edhe fqinjtë si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ti (Vjosa Osmani) je garantuesja primare e marrëdhënies dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të falemnderoj për këtë. Dhe do të thoja që kjo trashëgimi është e bazuar në përkushtimin e pashkundshëm ndaj pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë”, tha Escobar me nje dritë falënderimi që i dukej në fytytë ndaj Osmanit.

Përderisa ndaj Kurtit rreth çështjes së ndalimit të dinarit në mënyrë të cilësuar si jo-etike, ndonëse të ligjshme, ka pasur shpërthim të paprecedentë ndërkombëtar ku edhe për të njëjtën çështje ju miratua kërkesa Serbisë në Këshill të Sigurimit, ku edhe aleatët dhe garantuesit më të mëdhenj të shtetësisë dhe sigurisë së vendit morrën qëndrim pasiv dhe qortues.

Kurti – edhe pas deklarimeve të vetë Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien që shënonte denoncimin më të rëndë ndonjëherë nga ShBA ndaj Kosovë – vazhdonte të “tallej” me mendjen e shëndosh përmes frazave se marrëdhëniet janë të mira me ShBA-në “sikurse moti” që ishte me diell në një ditë pranvere.

Unë them që raportet tona janë shumë të mira, dhe unë i qëndroj kësaj fjale. Pra nuk ka shpërputhje midis motit sot dhe raporteteve me ShBA-në”, thoshte Kurti në dritën e plasaritjeve më të mëdha të marrëdhënieve Kosovë-ShBA.

Çka tha dje Escobar aq rëndë për Kurtin?

Në një përgjigje për Nacionalen në briefing-un e djeshëm, Escobar tha se Kurti “nuk po dëgjon ofertën amerikane për partneritet” në kursin e tij mohues ndaj fjalës së aleatëve të vendit; dhe se kjo përbën “shqetësim të madh”.

Por jo veç ShBA, tha eksplicit ai, me Kurtin kanë problem thuajse të gjithë në komunikim.

Por, duhet të them, aktualisht ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin, nuk është veç ShBA-ja, këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën”, tha ai.

Zëvendës Ndihmës Sekreati amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, lëshoi deklarimet më të rënda drejtuar një qeverie kosovare, se po qe se këta të fundit duan të mos e konsiderojnë ShBA-në partnere, e njëjta gjë do të reciprokohet: Mospartneriteti i ndërsjellë.

Këtë deklaratë dhe peshën e saj – për shkak të deformimeve që i bëri pushteti me interpretime stërzbutëse – u desh të del ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ta rivendos në kuptimin real dhe t’ia mbajë formën e cila po provohej të shtrembërohej.

E njëjta frazë – se qeveria kosovare s’po e sheh e trajton ShBA-në si partnere – u dha edhe nga zëvendësi/ndihmësi i O’Brien, Gabriel Escobar: “Deklaratat tona publike kanë treguar qartë se ku po shkojnë raportet tona diplomatike dhe politike”, tha ai për Zërin e Amerikës.

“Ne jemi shumë të shqetësuar sepse Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner”, tha Escobar duke i qëndruar linjës së O’Brien se – në rastin e vazhdimësisë së tillë – e njëjta do të gjejë gjysmën tjetër (a)simetrike të mospartneritetit të ndërsjellë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit