Një aeroplan i forcave amerikane ka bërë lëvizje në qiell të hapur në afërsi të bazës ushtarake të Rusisë në Siri mbrëmjen e të martës, shkruan Politico.
Një aeroplan furnizues i llojit KC-135 “Stratotanker” sipas një analize të Politico-s të të dhënave të Flightradar 24 ka vizatuar një figurë që Politico e ka emëruar si “penis qiellor” në afërsi të bazës ruse.
Nuk dihet ende nëse aeroplani ishte ngritur nga Kreta për të furnizuar me karburant aeroplanët luftarakë.
![](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/11/Screenshot_2-7-600x360-1.png)