3.6 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

AME: Situata me vërshimet u përmirësua, por vështirësitë tjera nisën pas borës

- Advertisement -

Agjencia e Menaxhimit Emergjent është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar nga vërshimet.

Sipas të dhënave të pranuar nga qendrat operative emergjente, AME deklaroi se situata me vërshimet ka shënuar përmirësim të dukshëm, pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të borës.

“Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja”.

🔹 Gjendja sipas rajoneve

  • Prishtinë & rrethinë: Vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore; situata mbetet e menaxhueshme.
  • Prizren: Gjatë natës janë raportuar shumë pak intervenime, kryesisht të natyrës teknike.
  • Mitrovicë: Situatë kryesisht e qetë; në Mitrovicën e Jugut janë evakuuar disa familje përkohësisht si masë sigurie.
  • Pejë: Dy intervenime të raportuara në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje; në komunat tjera gjendja stabile.
  • Gjakovë & Gjilan: Situatë e qetë dhe nën kontroll; rënie e nivelit të ujit në lumenj.
  • Njësit Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në gjithë vendin janë të mobilizuar për ndihmë qytetarëve pa dallim.
  • Sistemi i Komunikimit Emergjent 112 me Qendrën Operative të Agjencisë është në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm të situatës 24/7.

Po ashtu u tha se vështirësi shtesë është fakti se reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona.

Disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në situatë.

Të ngjashme

Të fundit