22.5 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

AME: Bie ndjeshëm numri i zjarreve, vetëm një është aktiv

- Advertisement -

Numri i zjarreve gjatë 12 orëshit të fundit ka rënë ndjeshëm.

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave ka bërë të ditur se aktualisht është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren.

Nga kjo agjenci u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, pasi dje shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre.

Njoftimi i plotë:

Pasditen e djeshme, situata me zjarret ishte e rënduar. Megjithatë, falë reagimit të shpejtë dhe efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, me mbështetjen e Agjencisë, si dhe reshjeve të shiut, numri i zjarreve gjatë 12 orëve të fundit ka rënë ndjeshëm.

Aktualisht, është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë tek autoritetet përkatëse.

Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen, si dhe qytetarët për bashkëpunimin.

Të ngjashme

Të fundit