Emisioni “Ftesë në 5” ka nisur këtë të hënë dhe e ftuara e parë ishte Amber Candy.
Në intervistën përballë Bieta Sulos, ish banorja e Big Brother VIP Albania 4 u ballafaqua me deklarata të ndryshme të saj ndër vite.
E pyetur për jetën private, ajo pranoi se aktualisht është e ndarë, duke sqaruar: “Personi në fjalë donte privatësinë e vet”.

Amber nuk e fshehu se është e hapur ndaj martesës, duke shtuar se është gati të vendosë një unazë në gisht dhe pse jo, të bëhet edhe nënë në të ardhmen.
Një moment i rëndësishëm i intervistës ishte kur Bieta e riktheu në kujtesë deklaratën e saj gjatë Big Brother VIP Albania, ku i ishte drejtuar ish-banorit Gjestit me fjalët: “Se ke vendin këtu, do të çoj për striptizëm”.
Amber e pranoi se ajo deklaratë kishte qenë një gabim i saj dhe vendosi ta tërhiqte publikisht.
“Kam bërë një gabim, ndaj dua ta tërheq atë që kam thënë”.
Ky reflektim i Amber Candy tregoi një anë më të matur të saj, duke lënë pas deklaratat e nxituara dhe duke e drejtuar bisedën tek planet e reja për jetën.