Amber Heard ka njoftuar ardhjen në jetë të binjakëve në një postim në Instagram të ndarë në Ditën e Nënës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aktorja amerikane zbuloi se kishte mirëpritur në jetë vajzën Agnes dhe djalin Ocean.
Heard, 39 vjeçare, mirëpriti vajzën e saj të parë, Oonagh, në vitin 2021.
Nën një fotografi me tre palë këmbë, Heard shkroi: “Të bëhesha nënë vetë dhe sipas kushteve të mia, pavarësisht sfidave të mia me fertilitetin, ka qenë përvoja më përulëse e jetës sime”.
Aktorja tha se kishte zgjedhur amësinë ‘me përgjegjësi dhe me kujdes’ dhe se ‘është shumë e lumtur’.
Ajo e përshkroi familjen e saj si një familje që ‘ishte përpjekur ta ndërtonte për vite me radhë’.
“Për të gjitha nënat, kudo që të jeni sot dhe sido që të keni arritur këtu, unë dhe familja ime e ëndrrave po festojmë me ju”, shtoi ajo.
Heard është më e njohur për filmat e saj “The Rum Diary”, “Drive Angry”, “Zombieland” dhe “Aquaman”.
Ajo ishte e martuar me aktorin Johnny Depp nga viti 2015 deri në vitin 2016, derisa marrëdhënie e tyre mori një kthesë tjetër.