Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i ka reaguar Bashkimit Evropian të cilët dolën kundër mbylljes thjesht-ashtu të disa zyreve të strukturave paralele serbe, veprim të cilin e lanë të kuptohet se përkthehet në mbetjen e sanksioneve ndaj Kosovës në fuqi.
“Sa për sqarim. Nuk ka struktura të mbështetura nga Serbia në Kosovë: këto ishin struktura të paligjshme të udhëhequra nga Serbia. Nuk ka marrëveshje për negocim të së ardhmes së këtyre strukturave. Operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës nuk shkaktoi incidente”, ka shkruar Bajrami në “X”.