5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ambasada e SHBA veçon deklaratën e O’Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo vend tjetër

- Advertisement -

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka shpërndarë një citat të ndihmës Sekretarit, James O’Brien, ku ka folur rreth përkrahjes së SHBA-së për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë multi-etnike dhe të ndërveprueshme me NATO-n.

“Kosova ka të drejtën për të mbrojtur territorin e saj sikur të gjitha vendet e tjera”, është citati i O’Brien që ambasada e SHBA e ka veçuar dhe e ka shpërndarë në faqen zyrtare në “facebook”.

“1244 ka vendosur një proces politik për të diskutuar të ardhmen e  Kosovës. Ky proces eci dhe rezultoi me pavarësinë e Kosovës. Kështu që Kosova sikur të gjitha vendet e tjera ka të drejtë të mbrojë territorin e saj. Kosova po e bën një gjë të tillë në një proces që është transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj pa kërcënuar fqinjët e saj. Kështu që mendoj se në përgjithësi është një lëvizje drejt stabilitetit të rajonit. Dhe që ne do të vazhdojmë ta përkrahim nga SHBA”, citohet O’Brien.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit