21.4 C
New York
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

Ambasadorja Ziv: Izraeli do të hakmerret, Irani duhet të ndalet

- Advertisement -

Janë bërë një vit që kur Irani i ka nisur sulmet ndaj Izraelit.

Lidhur me këto zhvillime, ekskluzivisht në Klan Kosova ka folur ambasadorja Izraelite në Kosovë, Tammy Ziv, tha se gjatë ditëve vendi i saj u sulmua me armatim tejet të rëndë nga Irani.

Ziv tha se Izraeli ka preferuar marrëveshje diplomatike, në mënyrë që Hezbollahun ta largojë 10 kilometra nga kufiri.

“Që 70 mijë apo 80 mijë civilë të zhvendosur nga Izraeli verior të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Hezbollahu nuk ishte i gatshëm që të diskutonte çfarëdolloj marrëveshje diplomatike”, tha Ziv në emisionin Rubikon.

Ajo theksoi se Hezbollahu është dorë e zgjatur e Iranit.

“Izraeli me siguri se do të hakmerret disi. Nuk e di cilat saktësisht se cilat janë planet, por Irani duhet të ndalet. Nuk duhet të vazhdojë”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit