Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysa, është takuar me shefen e kabinetit të Qeverisë çeke, Jana Kotalikova.
Iberhysa me anë të postimi në Twitter, ka shkruar se kanë diskutuar për liberalimizimin e vizave të Kosovës dhe situatën aktuale në Ballkan.
“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Republikës së Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovës dhe rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Iberhysa në Twitter.
“Mezi presim të vazhdojmë të punojmë për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’i afruar vendet dhe popujt tanë”.