Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission (IHRC) Elvana Shala është dekoruar me cmimin ndërkombëtar “Global Changemakers Award 2024” në kategorinë e të drejtave të njeriut, për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeiut me theks të vecantë popullit të Kosovës në nivel global, raporton Scanner.
Cmimi i ndahet nga zyra e OKB-së Tajlandë në bashkëpunim me ish – Ambasadorin e Malawit në SHBA dhe platformen “Project 100”.
Ambasadorja Shala është nisur sonte drejt Tajlandës ndërsa ceremonia zyrtare e dhënies së këtij cmimi mbahet me 24 janar 2024 në Bangkok ku të pranishmëve në këtë ceremmoni ajo do tu drejtohet edhe me një fjalim zyrtar në emër të shtetit tonë.
Cmimi “Global Changemakers Award” u krijua në vitin 2019 në nderim të Nelson Mandela, Martin Lutherking Jr. dhe Mahatma Gandhi për të nderuar krijuesit e ndryshimeve globale në fushën e të drejtave të njeriut, shëndetësisë, teknologjisë, inovacionit, arsimit dhe ndërmarrësisë