18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Ambasadorja e ShBA-së në OKB për zbatimin e Rregullores së BQK-së: U bë pa përgatitje të duhura, pa konsultime me popullatën lokale

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar planin e Kosovë planin e Kosovës për të zbatuar rregulloren e BQK-së për transaksionet e pagesave, duke theksuar se “vendimi u mor pa përgatitje të duhura, pa konsultime me popullatën lokale.”

“ShBA mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në BP përfshirë në mbështetjen për KFOR-in në linjë me këtë mandat të OKB-së. Është qëllimi ynë që me BE-në që të forcojmë demokracinë, integrimin ekonomik, shoqërinë multietnike dhe sundimin e ligjit. Në këtë qëllim i kërkojm të dy palëve që të vetëpërmbahen nga veprimet të pakoordinuara dhe përshkallëzuese dhe i nxisim që të kthehen në dialogun e BE-së. Të jemi të qartë që dialogu i BE-së është ajo, e jo Këshilli i Sigurimit, ku duhet të zgjidhen çështjet për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përfshirë zgjidhjet për respektimin e të drejtave të të gjithë komuniteteve. Dhe këtu ShBA ka shprehur brengat e saj me planin e Kosovës për të zbatuar rregulloren e amandamentuar për transaksionet e pagesave. Ky vendim u mor pa përgatitje të duhura, pa konsultime me popullatën lokale. Pra, edhe njëherë thirrim që ky zbatim të pezullohet menjëherë deri procedurat e kënaqshme të jenë në vend, dhe popullata e afektuar të jetë mjaftueshëm e edukuar dhe informuar”, ka thënë ambasadorja e ShBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit