6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Ambasadorja e ShBA-së në OKB për vizitë në Shqipëri

- Advertisement -

Ambasadorja e SHBA-së në OKB ndodhet për vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë.

Linda Thomas-Greenfiel mbërriti në Shqipëri një ditë më parë, ku vizitoi Shtëpinë e Gjetheve.

“Dekada më parë, diktatura komuniste e përdori këtë shtëpi për shërbimin e saj sekret famëkeq. Ky muze është një kujtesë se ne nuk mund t’i konsiderojmë si të mirëqena liritë tona të çmuara”, ka shkruar Greenfiel në TWitter.

Nën shoqërinë edhe të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Linda Thomas-Greenfiel vizitoi edhe sheshin “Skënderbej”.

Ambasadorja amerikane në OKB sot do të pritet nga presidenti Bajram Begaj dhe nga Kryeministri Edi Rama, si dhe do të takohet me shoqërinë civile./tvklan.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit