-2.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Ambasadorja e ShBA-së në Mal të Zi: Deputetët duhet të marrin vendime të mençura për të mirën e popullit

- Advertisement -

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ka thënë se nuk i takon SHBA-së të vendosë nëse një qeveri e re apo rikonstruktimi i zgjedhjeve ekzistuese ose të parakohshme janë mënyra për ta arritur stabilitetin në kuvendin malazez.

Ajo ka theksuar se ky duhet të jetë vendim i qytetarëve të Malit të Zi, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiqen për “një Mal të Zi të qëndrueshëm, i cili i shërben popullit të tij dhe u jep atyre mundësinë për sundim të ligjit dhe prosperitetit”.

Ajo shpreson që deputetët në Kuvendin e Malit të Zi do të marrin vendime të mençura që do t’i shërbejnë interesit të popullit, e jo interesave personale dhe partiake.

“Ata duhet të përfaqësojnë popullin e Malit të Zi, ata duhet të lënë mënjanë çështjet që i ndajnë ata”, tha Rajnke.

Ajo tha se ka marrëdhënie shumë të mira me Qeverinë e Malit të Zi dhe deputetët dhe se kjo ishte një periudhë konstruktive.

“Sigurisht që jam e njoftuar për këtë diskutim të vazhdueshëm. Ne do ta mbështesim Malin e Zi si shtet, gjegjësisht qytetarët e tij. Kjo është ajo që ka rëndësi dhe qeveria është pasqyrë e vullnetit demokratik të popullit. Për sa kohë që këto vlera respektohen, ne mund të mbështesim fuqishëm të gjitha ato që janë vendime të qeverisë”, shkruan Vijesti,

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit