7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Prapa sulmit qëndron Irani

- Advertisement -

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka akuzuar Iranin se qëndron prapa sulmeve të grupeve në rajon, si Hamasi në Gaza ashtu edhe Hezbollah në Liban.

Sipas diplomates izraelite në Tiranë, Izraeli e sheh udhëheqësin e Hamasit përgjegjës dhe do të përdorë çdo mjet për t’i bërë ata të paguajnë me dhimbje ngjarjet e sotme.

“Aktualisht, Izraeli vazhdon të jetë nën sulm me raketa nga Gaza. Herët në mëngjes, Hamasi nisi një sulm vdekjeprurës ndaj Izraelit. Terroristët nuk bëjnë dallim mes ushtarëve dhe civilëve”.

“Nuk kemi asnjë dyshim se Irani qëndron prapa grupeve terroriste në rajonin tonë, si Hamas në Gaza ashtu edhe Hezbollah në Liban”, tha ajo, shkruan TCh.

Më tej, Peleg tha se presin që komuniteti ndërkombëtar ta mbështes pa kushte të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, gjë të cilën presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e tha sot gjatë bisedës me kryeministrin, Benjamin Netanyiahu.

“Ne gjithashtu presim që ata të veshin aleancën jo të shenjtë të Iranit, Sirisë dhe Libanit për të shmangur hapjen e një fronti tjetër me Izraelin”, tha Peleg.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit