19.2 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Ambasadorja e Izraelit falënderon Kurtin: Ishte i pari në Ballkan që na përkrahu në sulmet ndaj Iranit

- Advertisement -

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, ka deklaruar se situata e sigurisë në Izrael është përmirësuar në mënyrë drastike si rezultat i Operacionit ushtarak izraelit “Luani që po Ngrihet”, derisa falënderoi kryeministrin në largim, Albin Kurti për mbështetjen.

Në një intervistë për RTKlive, diplomatja izraelite falënderoi Kosovën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Izraelit dhe theksoi lidhjen e ngushtë mes dy vendeve.

“Pas bombardimit nga SHBA i tri objekteve bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan, Kryeministri Albin Kurti ishte udhëheqësi i parë në Ballkan që shprehu hapur mbështetjen e tij. Ai theksoi se armët bërthamore në duart e regjimeve autoritare përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë globale. Kosova ka qëndruar krah për krah me SHBA-në dhe BE-në në kundërshtimin e ambicieve bërthamore të Iranit. Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin e kryeministrit Kurti” – ka thënë ajo.

Ajo shtoi se veprimet e SHBA-së dhe operacioni izraelit ndaj objektivave iraniane kanë kontribuar në një botë më të sigurt.

Në intervistë, Ziv rikujtoi edhe marrëdhëniet historikisht të mira ndërmjet popullit shqiptar dhe komunitetit hebre në Kosovë. “Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë shpëtuan jetë hebrenjsh, edhe pse nuk i njihnin fare. Kur Kosova kaloi luftën e vet, Izraeli ishte ndër të parët që ndihmoi – duke ngritur një spital fushor në kufi me Maqedoninë e Veriut për trajtimin e refugjatëve” – shtoi Ziv.

Të ngjashme

Të fundit