30.8 C
New York
Monday, August 11, 2025

Buy now

Ambasadori zviceran në ANP pritet nga komandanti Maliqi, diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit

- Advertisement -

Komandanti i Stacionit Policor në ANP “Adem Jashari, Shpend Maliqi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher, së bashku me drejtorin menaxhues z. Gökhan Acıkgöz, dhe drejtorin e operimeve të aeroportit Levent Kaylak, raporton Scanner.

Nē një postim në Facebook, Maliqi ka shkruar se “Zvicra është e rëndësishme për ne, duke marrë parasysh bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe kontribuojnë atje”.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher, së bashku me drejtorin menaxhues z. Gökhan Acıkgöz, dhe drejtorin e operimeve të aeroportit Levent Kaylak. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve tona të përbashkëta.

Zvicra është e rëndësishme për ne, duke marrë parasysh bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe kontribuojnë atje .

Të ngjashme

Të fundit