Presidenti i “Albanian American Council AAC”, z. Haxhi Dauti, është takuar me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Jeffrey Hovenier. Temë diskutimi ishte situata aktuale në Kosovë, raporton Scanner.
Ambasadori Hovenier dhe z. Dauti, u deklaruan se situata në Kosovë është serioze dhe se kërkohet bashkëpunim për të përmirësuar gjendjen aktuale.
Në një postim në Facebook, z. Dauti, shkruan për takimin e zhvilluar më Ambasadorin e ShBA-ve, në Kosovë, Hovenier, dhe po ashtu për takimin në Ambasadën Amerikane në Shkup, me Z. Chris Zimmer dhe Z. Rachel Collins, ku u diskutua edhe rreth hapjes të shkollave shqipe në Velez, Cashk, Idrizov dhe Manastir.
Postimi i plotë në Facebook i Presidentit të “Albanian American Council AAC”, z. Haxhi Dauti.
Takim me Ambasadorin e Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier!
E Hënë, 5 Qershor, 2023
Sot pata nderin të pritesha në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, nga Ambasadori Jeffrey Hovenier. Takimi filloj me një skepticizëm nga ana e Ambasadorit, për herë të parë pas 33 viteve, një përfaqësues të Shtetit Amerikan të pret e fillon zë diskutojë në atë mënyrë. Biseda ishte shume miqësore, dhe eksperienca ime prej 33 vitesh në këtë fushë bënë që Ambasadori Hovenier i ç ‘tensionohet e të thotë, se 10 deklarata kemi bërë unë personalisht, Sekretari i Shtetit dhe DAS Escobar, por Kryeministri vazhdon të arsyetoj çështjen me deklaratat e tij pa zgjedhje. Ambasadori vazhdoj; Situata do behet me keq se s’duket. I them: Z. Ambasador, siç të thashë dhe më përpara ti marrim punët pak me qetësi dhe çdo gjë do te rregullohet. Populli Shqiptar i Kosovës dhe i Maqedonisë së Veriut, është i shqetësuar për situatë. Shqiptaret mendojnë se Amerika po na lëshon nga dora për Serbinë. Amerika po e përkrah Serbinë, shqiptarët janë të shqetësuar mos na ndodh si në Afganistan Ambasador. Populli Shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në trevat tjera të Ballkanit, janë 99% pro Amerikan dhe janë shumë të shqetësuar. Ambasadori mu përgjigj; Popullin Shqiptarë dhe trevat Shqiptare, kurrë nuk do ti lëshojmë nga dora, kurse Qeverinë e Kurtit, do ta lëshojmë nga dora, në qoftëse nuk respekton kërkesat tona dhe të ndërkombëtareve. Mora fjalën; I thashë Ambasadorit me zë të ulët, ç’po ndodh Ambasador, pse arritëm në këtë situatë dramatik , Ambasador shpresoj së shpejti ta zgjedhim bashkërisht këtë situatë. Ambasadori mu përgjigj; Nuk besoj ta zgjedhim këtë situatë së shpejti. Shpresoj të jem gabim, por nuk besoj, do na shtyjnë shumë prapa . Kështu përfundoj ky takimi jonë.
Po ashtu, ditën e martë, 6 Qershor 2023, pata një takim tjetër tek Ambasada Amerikane në Shkup me Z. Chris Zimmer dhe Z. Rachel Collins, ku diskutuam edhe rreth hapjes të shkollave shqipe në Velez, Cashk, Idrizov dhe Manastir.
Por problemin e kemi se për 15 vite kanë qenë Ministra shqiptar të Arsimit, dhe nuk kanë bërë asgjë për fëmijët tanë që mësojnë në gjuhën maqedonase. Biseduam dhe shumë gjëra të tjera, që na interesojnë për çështjen tonë. Por, në vazhdim të bisedës filluan të flasim edhe për situatën në Kosovë, pashë të njëjtin opinion dhe i njëjti reagim si Ambasadori Hovenier.