3.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Ambasadori ukrainas në Shqipëri: Pasi ta fitojmë luftën me Rusinë, hapi i dytë njohja e pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -

Nga Korça, ambasadori i Ukrainës në Shqipëri tha se pasi të fitojnë luftën me Rusinë, njohja e pavarësisë së Kosovës do të jetë hapi i dytë.

Volodymyr Shukrov u shpreh se sot Ukraina është në zjarrin e luftës, ndaj fillimisht duhet të fitojnë këtë luftë, më pas do të shikojnë edhe çështje të tjera.

“Ne e dimë këtë çështje, e dimë këtë situatë, dimë gjithçka në lidhje me Kosovën, por unë dua të theksoj se Ukraina sot ndodhet në zjarrin e luftës dhe ju kërkoj të na lini të dalim nga zjarri i luftës dhe pasi të fitojmë, në fund t’u kthehemi temave të tjera. Sot për sot, gjëja më e rëndësishme për ne është të fitojmë luftën dhe të dalim nga ky tmerr i luftës që po ndodh në Ukrainë. Kosova do të jetë hapi i dytë”.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shukrov, gjithashtu foli për situatën e luftës që po zhvillohet në frontet mes Ukrainës dhe Rusisë, ku theksoi se shumica e territoreve tashmë janë çliruar nga pushtimi Rus.

Ambasadori foli dhe për formulën e paqes, e cila është propozuar nga presidenti Zelensky me 10 pika, por konsideroi situatën aktuale të luftës shumë të ndërlikuar.

“Zona e frontit është 1500 kliometra, një zonë tepër e gjerë ku po përplasen fuqitë ushtarake të Rusisë dhe Ukrainës”, tha ambasadori Shukrov.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit