19.3 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Ambasadori suedez: Uroj që partitë të jenë fleksibile dhe në fund të formohet qeveria

- Advertisement -

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike aktuale, duke theksuar se procesi i formimit të qeverisë nuk duhet parë si diçka e jashtëzakonshme.

Sipas tij, kjo është një dinamikë e njohur në shumë demokraci evropiane, përfshirë edhe vendet më të zhvilluara të Evropës Perëndimore, ku shpesh nevojiten muaj të tërë për të ndërtuar koalicione qeverisëse funksionale.

Westerlund u shpreh optimist për situatën në Kosovë, duke theksuar se pret nga partitë politike që të tregojnë fleksibilitet dhe përgjegjësi institucionale.

“Sa i përket formimit të qeverisë, kjo është një sfidë që e kemi të gjithë. Ka shumë vende në Evropë, në Evropën Perëndimore, që u duhet disa muaj për të formuar një qeveri. Kjo është pjesë e lojës. Nuk kam komente shtesë për këtë. Uroj që të gjitha partitë politike të jenë fleksibile dhe në fund do të formohet një qeveri, si gjithmonë”, tha ai për EkonomiaOnline.

Të ngjashme

Të fundit