Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike aktuale, duke theksuar se procesi i formimit të qeverisë nuk duhet parë si diçka e jashtëzakonshme.
Sipas tij, kjo është një dinamikë e njohur në shumë demokraci evropiane, përfshirë edhe vendet më të zhvilluara të Evropës Perëndimore, ku shpesh nevojiten muaj të tërë për të ndërtuar koalicione qeverisëse funksionale.
Westerlund u shpreh optimist për situatën në Kosovë, duke theksuar se pret nga partitë politike që të tregojnë fleksibilitet dhe përgjegjësi institucionale.
“Sa i përket formimit të qeverisë, kjo është një sfidë që e kemi të gjithë. Ka shumë vende në Evropë, në Evropën Perëndimore, që u duhet disa muaj për të formuar një qeveri. Kjo është pjesë e lojës. Nuk kam komente shtesë për këtë. Uroj që të gjitha partitë politike të jenë fleksibile dhe në fund do të formohet një qeveri, si gjithmonë”, tha ai për EkonomiaOnline.