6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Ambasadori suedez: Do të doja hetime më të shpejta për sulmin në Banjskë

- Advertisement -

Ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, beson se ka presion të fuqishëm mbi Serbinë për sulmin terrorist që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se sulmuesit duhet të sillën para drejtësisë, derisa i ka quajtur brengosëse incidentin që ka ndodhur në Zveçan, kidnapimin e tre policëve si dhe sulmin terroristë në Banjskë .

“Kemi dënuar këtë, kemi thënë se sulmuesit duhet të sillën para drejtësisë në Serbi. Liderët evropian insistuan në këtë, edhe një herë dje. Besojë që ka një presion të fuqishëm mbi Serbinë në këtë çështje në veçanti. E kuptoj trendin që Qeveria e Kosovës e ka, e kemi incidentin në Zveçan më 29 maj, tre oficerët policorë të kidnapuar më 14 qershor, dhe pastaj e kemi Banjskën më 24 shtator dhe është një trend brengosës. Por, është dënuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Tutje, ambasadori suedez sa i përket hetimeve ka thënë se do të dëshironte që të ishin më të shpejta dhe kur të përfundojnë ato ai tha se do të i marrin hapat e duhur.

“Hetimet po vazhdojnë, do të doja të ishin më të shpejta se që kanë qenë deri tash. Akoma po presim për hetimin e plotë të kësaj. Dhe kur ta kemi këtë do të bëjmë vlerësimin tonë dhe do të i marrim hapat e duhur”, ka thënë ai

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit