Ambasadori i ri i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Dragan Shutanovac, ia dorëzoi presidetit amerikan, Donald Trump letrat kredenciale më 28 korrik në Shtëpinë e Bardhë dhe e ftoi atë për një vizitë në Beograd.
Në një postim në rrjetet sociale, Shutanovac tha se gjatë takimit me Trumpin është diskutuar për mundësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, përfshirë bashkëpunimin në fusha si: energjia, inteligjenca artificiale, infrastruktura dhe mbrojtja.
“Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, biseduam për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ia kujtova presidentit Trump se asnjë president amerikan nuk e ka vizituar Serbinë që nga viti 1980 – dhe e ftova ta ndryshojë këtë”, shkroi Shutanovac.