6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ambasadori rus në ShBA: NATO po hyn në konflikt

- Advertisement -

Dorëzimi i aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë do të ngrinte çështjen e përfshirjes së NATO-s në konflikt, deklaroi sot ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov.

Antonov ka shkruar në Telegram se nuk ka infrastrukturë të nevojshme që këta aeroplanë luftarakë të operojnë në Ukrainë dhe se nuk ka numër të nevojshëm pilotësh dhe personeli për mirëmbajtjen e aeroplanëve, raportoi Reuters.

Antonov gjithashtu ka paralajmëruar se çdo sulm i Ukrainës në Krime do të konsiderohet si një sulm ndaj Rusisë.

“Është e rëndësishme që SHBA të jetë plotësisht e vetëdijshme për reagimin e Rusisë”, ka kërcënuar Antonov.

Presidenti i SHBA Joseph Biden të premten ka miratuar programet e trajnimit për pilotët ukrainas në aeroplanët luftarakë F-16.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën e siguroi Biden-in se F-16 nuk do të përdoren për të sulmuar territorin rus.

Kohët e fundit, Ukraina ka intensifikuar sulmet e saj ndaj objektivave të mbajtura nga Rusia, veçanërisht në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit