23.4 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Ambasadori rus në Beograd: Serbia s’do ta njohë Kosovën as “de facto” as “de jure”

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “ma konfirmoi që nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan-Harçenko, e raportuan të ketë thënë mediat serbe.

Harçenko i cili që nga fillimi ka qenë kundërshtar i zëshëm i (asokohe) planit frankogjerman që u arrit si Marrëveshje Bazë në shkurt dhe marrs të këtij, plan këtë që e quante “njohje tërthore të pavarësisë së Kosovës” dhe “kurth” në të cilën Serbia “nuk duhet të bie”, sërish tha se “zgjidhja” përmes këtij plani “është i pamundshëm në themel”.

Njohjen e Kosovës ai e quan “shpërfillje të papranueshme të së drejtës ndërkombëtare” teksa tha se Vuçiq ia “ konfirmoi se nuk do të ndodhë”.

Kosova ishte në rend të parë (gjatë bisedës) sepse është tema krysore. Shqetësimet mbeten të mëdha. S’ka zhvillime pozitive. Dialogu është në gjendje të atillë sa s’jep shumë shpresë që çështja e popullit serb do të zgjidhet. Pa përmendur ndonjë zgjidhje domethënëse, sepse është e pamundshme mbi këto themele”, tha ambasadori rus.

Harçenko, madje duke folur në vetë emër të Vuçiqit, tha se “Serbia nuk do ta njohë Kosovën as ‘de facto’ as ‘de jure’”, teksa tha se vetë edhe “njohja de facto” është “shkelje e paprecedentë e së dretjës ndërkombëtare”.

Po ta mendoni, njerëzit zyrtarisht i propozojnë një shteti: ‘njiheni (Kosovën) së paku de facto’. Që kjo është shkelje e të drejtës ndërkombëtare kuptohet, por është gjithashtu edhe shkelje e krejt kuptimit, e gjithçkaje në përgjithësi. Sepse në të gjitha këto ka vetëm një lloj qëndrimi tjetër të rremë: të gjendet ndonjë variant i mashtrimit të secilit me radhë, ta mbyllë këtë rast dhe ta paraqesë si një përparim të pabesueshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, shton ai.

Por të gjithë e kuptojmë se kjo nuk do të çojë në gjënë kryesore – zgjidhjen e problemit të serbëve në Kosovë. Kjo është sigurisht gjëja kryesore për Beogradin dhe në përgjithësi, pasi një pjesë e popullsisë nuk ndihet e sigurt dhe nuk ka mundësi të ushtrojë të drejtat e veta”, ka thënë Boçan-Harçenko.

Të ngjashme

Të fundit