Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj në prag të sezonit turistik veror, priti në një takim Ruzhdi Kurtishaj, kryetarin e Shoqatës së Turizmit të Kosovës që funksionon në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Ruzhdi Kurtishaj.
“Në takim u diskutuan planet dhe angazhimet konkrete për të siguruar një sezon të suksesshëm, me shërbime cilësore dhe pritje të ngrohtë për të gjithë bashkëkombësit tanë që zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet e tyre”, njofton Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.
Ambasadori Malaj u shpreh se mbetet i përkushtuar për të forcuar më tej bashkëpunimin me aktorët kryesorë të turizmit, në funksion të rritjes së standardeve dhe promovimit të vlerave mikpritëse.
“Vëllezërit dhe motrat nga Kosova janë gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri, dhe i ftojmë që edhe këtë verë të bashkëndajmë bukuritë e natyrës dhe ngrohtësinë e zemrës shqiptare”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë.