-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Ambasadori Jorn Rohde njihet me suksesin e Birrës ‘Peja’ në Kosovë

- Advertisement -

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, gjatë ditës së mërkurë ka vizituar fabrikën e Birrës Peja.

Gjatë vizitës së tij në fabrikën Birra Peja, ambasadori Rohde u prit ngrohtësisht nga Blerim Devolli, Shkëlqim Devolli dhe Jona Devolli.

Atij iu dha një vështrim ekskluziv nga prapaskenat e procesit të prodhimit të birrës, duke dëshmuar mjeshtërinë që e ka bërë Birra Peja, një emër i njohur i birrës në Kosovë.

Ambasadori Rhode u impresonua nga bashkëpunimi i Birarrisë me shtetin Gjerman, duke filluar nga lënda e parë e deri tek makineritë gjermane që posedon.

Ai pa nga afër makineritë që përdoren për prodhimin e Birra Peja – dhe për këtë ai u shpreh i lumtur.

Gjermania është një vend që njihet për birrat e tyre, nga shumëllojshmëria e deri tek kualiteti i lartë e tyre – e patjetër që dhe vendasit janë adhurues të birrës. E si një adhurues i birrës ambasadori gjithashtu shfrytëzoi mundësinë për të shijuar disa nga birrat më të mira të Birra Pejës, të njohura për shijet e tyre të dallueshme dhe cilësinë e jashtëzakonshme, për të cilat u shpreh se ishte konsumator i të gjitha llojeve të Birrës Peja.

Për ambasadorin Birra Peja për nga cilësia nuk dallonte me birrat gjermane.

Vizita e ambasadorit gjerman shërben si dëshmi e ndikimit pozitiv të Birra Pejës në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
           

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit