Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, është takuar me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepin
Takimi ishte i fokusuar në shkëmbimin e mendimeve dhe bashkëpunimit në ekspertizën ligjore.
Në njoftimin e Ambasadës italiane bëhet e ditur se të dy palët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera me Italinë.
“Ambasadori Antonini u takua me z. Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese, për një shkëmbim të frytshëm mendimesh mbi zhvillimet e fundit. Ata gjithashtu nënvizuan bashkëpunimin e shkëlqyer me Italinë, veçanërisht në shkëmbimin e ekspertizës ligjore dhe jurisprudencës kushtetuese” thuhet në njoftimin e Ambasadës.