7.4 C
New York
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

Ambasadori i Suedisë në Kosovë: Duam ta shohim Kosovën në BE

- Advertisement -

Kosovën duan ta shohin në Bashkimin Evropian, prandaj investojnë edhe në ruajtjen e mjedisit.

Kështu ka thënë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në shënimin e ditës evropiane të parqeve, raporton Ekonomia Online.

Kjo ditë u shënua në parkun Kombëtar Malet e Sharrit në Prevallë, ku Westerlund tha se pikërisht në këtë park, vitin e kaluar e kanë inauguruar shtegun e miqësisë.

“Jemi për të festuar ditën evropiane të parqeve. Këtë e bëjmë për tri arsye. Se pari sepse është shumë e dukshme që këtu jemi për të ruajtur ambientin në Kosovës. Sipas raporteve një fëmijë që ka lindur në vitin 2020 do të përjetojnë 2.6 herë më shumë thatësira, 6.8 herë më shumë valë të nxehta në jetën e vetë krahasuar me një fëmijë që ka lindur në vitet e 60-ta. Pra kjo është një dallim shumë i madh vetëm brenda 60 viteve, kjo është arsyeja pse e bëjmë këtë për të ruajtur biodiversitetin dhe mjedisin. Arsyeja e dyte është se duam ta shohim Kosovën në Bashkimin Evropian, për këtë arsye ne i financojmë këto bashkëpunime. Dhe kjo do të shtroj rrugën që të jetë kontribut që të kemi Kosovën si anëtare të BE-së në të ardhmen. Se treti ka të drejt secili që të ketë qasje në parqet kombëtare, ky është një prioritet kyç që gjithkush të ketë qasje në natyre”, tha ambasadori suedez.

Ndërsa, zëvendësministri i MMPHI-së, Jeton Raka, tha se Kosova është krenare që ka dy parqe të jashtëzakonshme, si ai i Sharrit dhe i Bjeshkëve të Nemuna.

“Në kuadër të angazhimeve tona për ruajtjen dhe angazhimin e qëndrueshëm të parqeve tona kombëtare vitin e kaluar Kuvendi i Kosovës ka miratuar planin hapësinorë për parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Kurse këtë vit si Ministri kemi miratuar edhe planin menaxhues për parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Këtë vit jemi duke u angazhuar në rishikimin e planit hapësinor për parkun kombëtar Malet e Sharrit dhe planin menaxhues për këtë park. Në kuadër të mbrojtjes së mjedisit kemi marr vendim për krijimin e task forcës së gjelbër si strukturë e veçantë dhe e përkohshme në përmirësimin e mbrojtjes së lumenjëve, reduktimin e mbeturinave, për përmirësimin e menaxhimit të parqeve dhe ndërmarrjen e veprimeve kundër degradimit të mjedisit nga aktivitete ilegale. Gjithashtu do të angazhohemi në rritjen e bashkëpunimit në menaxhimin e zonave ndërkufitare të parqeve Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi”, ka thënë ai.

Kurse, Afrim Berisha zëvendëskryeshef i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit, theksoi se gjatë tri viteve të fundit ka pasur një dinamit të shtuar të aktiviteteve në funksion të përmirësimit të menaxhimit të parqeve kombëtare.

Gjatë këtij organizmi u organizuan edhe Aktivitet për pastrimin e mbeturinave te rrjedha e lumenjve Lepenc dhe Lumbardhi të Prizrenit, si dhe ecje në shtegun e miqësisë Kosovë – Suedi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit