Raporti i Qeverisë Kurti, nuk ka qenë i mirë me emisarin amerikan Richard Grenell. Ky i fundit kishte deklaruar se Qeveria e Kurtit nuk është partnere e besueshme. Në anën tjetër, së fundmi Kryeministri në detyrë i Kosovës, tha se Grenell ka qenë shumë i qartë në qëndrimin e tij kundër, që nga viti 2020 dhe se kritikat e tij s’kanë nisur në fushatë zgjedhore.
Por, ndryshe prej tij qëndrimet si duket i ka Ilir Dugolli.
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, mbrëmë ka marrë pjesë në në pritjen diplomatike në Qendrën Kennedy.
Në një postim në ”Facebook” të Ambasadës së Kosovës në Washington bëhet e ditur se i pranishëm aty ishte edhe Richard Grenell, ish- emisar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Dugolli është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen në ceremoninë në fjalë.
“Ishte kënaqësi të merrja pjesë në pritjen diplomatike në Qendrën Kennedy mbrëmë dhe të takohesha me Zonjën e Dytë Usha Vance, Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick, Ambasadorin Richard Grenell, ish-Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich dhe zyrtarë të tjerë”, ka thënë Dugolli.