20.2 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja: Zhvillimet në këtë institucion s’janë në përputhje me standardet profesionale

Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Arsyet e kësaj dorëheqje kanë të bëjnë me zhvillimet që kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit në dikasterin që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Në letrën e dorëheqjes, të cilën e ka siguruar gazeta Nacionale, ambasadori Ukelli ka treguar pse po largohet nga shërbimi diplomatik i Kosovës.

Katër herë ambasadori i Kosovës ka bërë me dije se zhvillimet në dy vitet e fundit në MPJD nuk kanë qenë në përputhje me parimet e profesionalizmit.

Sipas tij, këto zhvillime kanë krijuar një realitet të papajtueshme me standardet që ai ka mbrojtur dhe përfaqësuar në karrierën e tij.

Me gjithë përkushtimin tim të palëkundur, zhvillimet sidomos në dy vitet e fundit në institucion kanë krijuar një ambient që, në bindjen time të thellë, nuk është më në përputhje as me parimet e profesionalizmit e as integritetit dhe meritokracisë. Këto zhvillime përbëjnë një realitet të papajtueshme me standardet që unë kam mbrojtur e përfaqësuar. Në këto rrethana, e konsideroj të ndershme dhe të nevojshme të tërhiqen nga institucioni”, është thënë në letrën e dorëheqjes.

Në letrën e tij drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së, Ilir Muçaj, Ukelli ai ka bërë me dije se dorëheqja e tij ka efekt të mendjeshume.

Gjatë gjithë karrierës sime në shërbimin diplomatik dhe institucional si gjenerata e parë e ambasadorëve të karrierës – përfshirë katër emërime si ambasador dhe detyrën si Drejtor i parë i Përgjithshëm në Ministri – kam qenë thellësisht i përkushtuar ndaj përfaqësimit dinjitoz të Shtetit, forcimit të pozitës ndërkombëtare të vendit dhe ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë”, është thënë në letrën që është dorëzuar në MPJD më 17 qershor.

Ndër të tjera, ambasadori Ukelli ka treguar për vlerësimet ndërkombëtare që ka pasur për karrierën e tij diplomatike.

Gjatë kësaj periudhe, përveç tjerash kam pasur nderin të kontribuoj në arritjen e njohjeve shtetërore nga vende të rajonit të Paqësorit, në nënshkrimin e marrëveshjes për hapjen e zyrave ndërlidhëse në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe të jem dekoruar me urdhrin më të lartë që jepet nga Presidenti i Republikës së Austrisë për kontributin tim në ngritjen dhe forcimin e raporteve bilaterale. Punë ime është vlerësuar gjithashtu nga komuniteti ndërkombëtar, diaspora shqiptare dhe stafi me të cilin kam bashkëpunuar, të cilëve u jam mirënjohës për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Ukelli ka qenë prej ambasadorëve të parë të karrierës të Republikës së Kosovës.

Nga shpallja e pavarësisë, ai ka qenë katër herë ambasador i Republikës së Kosovës në vende të ndryshme të botes.

Deri me tani, ai ka qenë ambasador i Kosovës në Bern të Zvicrës.

Gjatë viteve 2015-2020 Ukelli ka qenë ambasador i Kosovës në Vjenë të Austrisë, në vitet 2013-2015 ka qenë ambasador i Kosovës në Budapest të Hungarisë, kurse nga viti 2010 deri në vitin 2012 ai ka qenë ambasador i Kosovës në Tokio të Japonisë.

Largimi i ambasadorit Ukelli i konfirmon shqetësimet e Shoqatës Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm për degradimin e stafit diplomatik që kanë ndodhur prej ardhjes së Donika Gërvallës në krye të këtij dikasteri.

Kjo sindikatë vazhdimisht ka shpërfaqur shkeljet e rënda në MPJD dhe avancimet politike në shërbimin diplomatik të Kosovës, duke u injoruar profesionistët e diplomatët e karrierës

Të ngjashme

Të fundit