33.4 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Ambasadori i Izraelit në OKB: Bisedimet diplomatike me Iranin do të zhvillohen së shpejti

- Advertisement -

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, ka deklaruar se ndonëse është ende “shumë herët” për të zhvilluar bisedime diplomatike me Iranin, ai beson se një gjë e tillë do të bëhet e mundur në një të ardhme të afërt.

Duke folur të martën para gazetarëve në selinë e OKB-së në New York, Danon theksoi se ende nuk janë vlerësuar plotësisht të gjitha sulmet që Izraeli ka ndërmarrë kundër objekteve bërthamore iraniane.

 

 

“E dimë që arritëm ta shtyjmë programin. Arritëm të eliminojmë kërcënimin e afërt që kishim”, deklaroi ai.

Në vijim të deklaratës, ambasadori izraelit la të kuptohej se vendi i tij është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin me shtetet arabe.

 

 

“Tani është koha për të ndërtuar ura dhe partneritete në rajon”, u shpreh ai, duke përmendur shembujt e normalizimit të marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun në kuadër të Marrëveshjeve të Abrahamit, ndonëse nuk specifikoi ndonjë vend të ri me të cilin po synohet bashkëpunimi

Të ngjashme

Të fundit