Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës, të cilat ishin nënshkruar në Procesin e Berlinit.
Ai ka thënë se marrëveshjet do të sjellin përfitime për qytetarët e Kosovës.
“Do të nxisin masivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ato një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate.” – ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe, me 83 vota,deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, konkretisht me Bosnjën dhe Hercegovinën.
Gjithashtu, Kuvendi ratifikoi edhe marrëveshjen për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, më 84 vota, Kuvendi ratifikoi edhe marrëveshjen për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.
Kujtojmë se vitin e kaluar në Procesin e Berlinit gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën këto marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit.
Kudos to the Kosovar Parliament for ratifying the three mobility agreements so quickly. They will bring concrete benefits for KOS citizens, massively foster the regional integration of WEB6 and bring them one step closer to the EU. #BerlinProcess is showing results!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 23, 2023