Home Lajme Ambasadori i Francës: Asociacioni kusht edhe për antarësim në BE

Ambasadori i Francës: Asociacioni kusht edhe për antarësim në BE

0
Ambasadori i Francës: Asociacioni kusht edhe për antarësim në BE

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas ambasadorit të Francës në Kosovë, Oliver Guerot, do të jetë kush edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“BE-ja konsideron se të dyja vendet janë zotuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dhe ne konsiderojmë se është detyruese, andaj kjo merret parasysh edhe në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën edhe me Serbinë”, ka vlerësuar Guerot, në një intervistë për Klan Kosova.

Diplomati francez ka treguar edhe arsyen se pse BE-ja ka përgatitur një draft-statut të Asociacionit, meqë në vlerësimin e tij askush nuk po e kryente këtë punë.

Andaj, sipas tij, ky draft-statut i BE-së për Asociacionin duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, ndonëse ka theksuar se është i vetëdijshëm për frikën që ka ngritur çështja e Asocaicionit.

“Konsideroj se dërgimi i këtij draft-statuti në Kushtetuese do të ishte hap shumë i rëndësishëm”.

Exit mobile version