11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ambasadori i Finlandës me fushatë për liberalizmin e vizave, Vushtrria qyteti i parë që e viziton

- Advertisement -

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi e ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, raporton Ekonomia Online.

I pari i Vushtrrisë e falënderoi ambasadorin Nissinen për vizitën, duke u shprehur mirënjohës që fushatën për vizat e ka nisur pikërisht nga kjo komunë.

Përderisa ambasadori Nissinen, pati fjalë të mira për Vushtrrinë, madje tha që ndihet i privilegjuar që fushat po lansohet nga qyteti më i vjetër i Kosovës.

Për vizat ai përgëzoi popullin e Kosovës, raporton EO.

“Faleminderit shumë që këtë fushatë po e nisim nga Komuna e Vushtrrisë. Qyteti i Vushtrrisë është qyteti më i vjetër në Kosovë, ndaj jemi të privilegjuar që jemi këtu për të filluar këtë fushatë për liberalizimin e vizave. Dua të përgëzojë të popullin në Kosovë dhe Vushtrrinë për këtë hap të madh”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit