24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Ambasadori i Britanisë në Serbi: Duam të shohim progres në formimin e Asociacionit

- Advertisement -

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizatat tjera ndërkombëtare por duke ripërsëritur thirrjet për progres drejt formimit të Asociacionit.

“Sikurse shumë vende të Bashkimit Evropian, evropiane dhe vende të tjera, ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pavarur. Britania e Madhe dëshiron që ta shohë Kosovën në KiE dhe organizatat e tjera, kur kushtet të jenë të pjekura për këtë. Në të njëjtën kohë, duam të shohim progres në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo duhej të ndodhte kohë më parë, sepse është obligim nga Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë ai për media serbe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit