27.5 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Ambasadori i Britanisë me thirrje: Gjeni një zgjidhje para përfundimit të afatit nga Gjykata Kushtetuese

- Advertisement -

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargrevas, ka kërkuar nga liderët e partive të gjejnë zgjidhje para se të përfundojë afati nga Gjykata Kushtetuese.

Ai ka thënë se Kosova po hyn në territor të panjohur.

“Sot, përfaqësuesit diplomatikë të miqve të Kosovës vunë re dështimin e 52-të radhazi për të konstituuar Kuvendin. I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër. Përndryshe, Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit