25.8 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Ambasadori i BE-së viziton Policinë e Kosovës, diskutohet për siguri

- Advertisement -

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është pritur sot në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Gjatë takimit, Drejtori HOXHA e njoftoi ambasadorin ORAV për angazhimet dhe prioritetet e Policisë së Kosovës në fushën e sigurisë dhe rendit publik.

“Palët diskutuan gjithashtu për çështje të ndryshme të sigurisë, sfidat aktuale dhe zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndër të tjera, u theksua rëndësia e vazhdimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të sigurisë së përgjithshme në vend.

Të ngjashme

Të fundit