1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Ambasadori i BE-së pasdite e çon në Qeveri Raportin e Progresit dhe del në konferencë me Bislimin

- Advertisement -

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, pasditen e sotme do t’ua dorëzojë Raportin e Progresit kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se pas takimit,, Bislimi dhe Orav pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav, mbajnë konferencë të përbashkët për media, pas takimit të përbashkët me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në të cilin bëhet dorëzimi i Raportit për Vendin për vitin 2024”, thuhet në njoftim.

Konferenca pritet të mbahet në orën 17:30.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit