Ata janë pritur me nderime në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, u ka shprehur mirënjohjen.
Ai thotë se ekipet e FSK-së asistuan në operacione dhe shpëtuan jetë nga kërkimet që bënë nën rrënojat e vendeve të shkatërruara nga tërmeti në Turqi.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për ekipet e kërkimit, shpëtimit dhe mjekësore të FSK-së, që u kthyen në Kosovë. Ekipi i FSK-së kreu asistencë të suksesshme në operacionet në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-ja është partnere krenare e FSK-së”, ka shkruar sot Hovenier.
Pjesëtarët e FSK-së i ka pritur mbrëmë në Aeroport Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari dhe Ambasadori turk në Kosovë, Tunç Angili.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1627979054287552513?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1627979054287552513%7Ctwgr%5E2a9e6d24759d8a3a09c8f740da97aea702b9d045%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetademos.com%2Fambasadori-hovenier-shba-ja-eshte-partnere-krenare-e-fsk-se%2F






