-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

​Ambasadori Hovenier mirëpret nisjen e punës së Gjykatës Komerciale

- Advertisement -

​Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përshëndetur nisjen e punës së Gjykatës Komerciale.

Hovenier ka thënë se kjo gjykatë do të përshpejtojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komplekse komerciale.

“Mirëpresim inaugurimin e Gjykatës Ekonomike të Kosovës të hënën. Kjo gjykatë, e mbështetur nga USAID, do të përshpejtojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komplekse komerciale dhe është një hap i madh përpara për rindërtimin e besimit të sektorit privat në sistemin gjyqësor të Kosovës”, ka shkruar në Twitter Hovenier.

Pas vendimeve, rregulloreve, organogramit si dhe miratimit të planit të punës nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës por edhe lëndëve të transferuara, puna e Gjykatës Komerciale ka filluar zyrtarisht me 1 gusht.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit