Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkushtimin ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se ‘është nder për të që të jetë përfaqësues i presidentit Biden në Kosovë, në kohën kur vendi’ sic tha Hovenier “ka ende punë të pakryera”.
Pjesë nga fjala e tij në konferencën me presidentes Osmani.
Populli i Kosovës e ka lujatur mirë rolin e tij në skenën diplomatike globale. Është nder i jetëm sime që të shërbej si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Mendoj që karriera ime në shërbimin e Shteteve të Bashkuara është një shëmbëlltyrë e përkushtimit të SHBA-së për Kosovën.
Jam i lumtur për rolin e SHBA-së që Kosova të funksionojë si shtet. Ka ende punë të pakryera si në çdo vend tjetër, dhe jam krenar dhe njëkohësisht pak i emocionuar nga kjo mundësi që të marr pjesë përsëri në këtë process dhe të jem përfaqësues i presidentit Biden.
E ardhmja e Kosovës varet nga prijësit dhe qeveria e saj. SHBA-të janë partnere e qëndrueshme e Kosovës dhe përkushtimi që do të kemi është ai i Ambasadës amerikane dhe ne jemi miq me ju, do të bashkëpunojmë me qeverinë, me shoqërinë civile dhe me të gjithë.
Presidentja ka dhënë zotimet e saj në Samitin e Demokracisë për përkushtimin për funksionimin e institucionet e pavarura, për sistemin e drejtësisë që grupet e papërfaqësuara të kenë zë në institucione.
Është fillimi i një dialogu dhe është i mrekullueshëm si hap i parë.