8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ambasadori Hill me një mesazh para takimit Kurti-Vuçiq: Kërkohen koncesione nga të dyja palët

- Advertisement -

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin e radhës Kurti-Vuçiq që pritet të mbahet më 18 gusht. Hill, që ka përvojë të madhe në politikën e Ballkanit Perëndimor, ka thënë se duhet të ketë propozime të qarta dhe se duhet koncesione nga të dyja palët që të arrihen zgjidhjet.

Lidhur me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Prishtina po planifikon likuidimin e serbëve në veri të Kosovës”, Hill theksoi se dëshiron që “Beogradi dhe Prishtina të fokusohen në bisedime”.

“Përdorimi i mesazheve publike është i qartë për mua, por është e rëndësishme që ato të fokusohen në propozime shumë specifike, në frymën e koncesioneve dhe kompromiseve”, deklaroi Hill.

Ai vuri në dukje se ky është një moment serioz në dialog dhe prandaj është e rëndësishme që të dyja palët të përpiqen të bëjnë përparim.

“Kemi një situatë shumë të vështirë në Ukrainë, pushtimin e një vendi fqinj nga Rusia me brutalitet që nuk është parë prej dekadash”, vlerësoi Hill dhe theksoi se në atë situatë BE dhe SHBA bashkëpunojnë shumë ngushtë.

“Shpresoj që Kosova dhe Serbia ta kuptojnë këtë dhe se të dyja palët nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës për të përfituar. Problemet që ndajnë Prishtinën dhe Beogradin janë të njohura. Zgjidhjet janë ofruar dhe fokusi duhet të jetë në to, në vend të deklaratave publike”, shtoi Hill për median serbe FoNet.

Hill ka dhënë shumë dekalrata lidhur me dialogun gjatë ditëve të fundit, ku njëra prej tyre ishte edhe ajo e përfshirjes së temës së Asociacionit të Komunave Serbe në dialog. Ai tha se ka shumë modele në Europë në të cilat mund ta bazohet Asociacioni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit