-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Ambasadori grek në Beograd: Greqia nuk do ta njohë Kosovën

- Advertisement -

Ambasadori i Greqisë në Beograd, Giorgos Giakofotakis, ka deklaruar se qëndrimi i shtetit të tij ndaj Kosovës, nuk do të ndryshojë.

Ai deklaroi se Greqia nuk do e njohë Kosovën.

“Greqia nuk po ndryshon qëndrim dhe nuk do ta njohë Kosovën” deklaroi ambasadori i Greqisë në Serbisë në një intervistë për mediat vendase.

“Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd (3 qershor), Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, përsëriti se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës”, rikujtoi ambasadori grek.

Duke cituar shefin e tij, ambasadori grek deklaroi se ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, me rastin e rritjes së aktiviteteve diplomatike të Prishtinës, në bisedimet me zyrtarët grekë për njohjen e Kosovës, ka deklaruar se Athina mban marrëdhënie të mira me autoritetet në Prishtinë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, si dhe se bashkëpunon në kuadër të organizatave rajonale në Evropën Juglindore.

Përndryshe, Kosova dhe Greqia kanë rritur nivelin e përfaqësimit të zyrave të tyre respektive ndërlidhëse në Athinë e Prishtinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit