-7.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Ambasadori gjerman thirrje opozitës: Mos i bllokoni marrëveshjet ndërkombëtare, i sjellin milion euro përfitime Kosovës

- Advertisement -

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij për mos-miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai ka thënë se këto marrëveshje mund t’i sjellin Kosovës miliona euro përfitime, shkruan lajmi.net.

Në këtë formë, ai i ka bërë thirrje opozitës në Kuvend që të mos i bllokojë të njëjtat.

“Të shqetësuar nga mosmiratimi i vazhdueshëm i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Janë në rrezik projekte të mëdha Kosovë – Gjermani, energjetike dhe bujqësore. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, tha ai.

Në një shkrim të dytë në X, ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka sjellje më konstrukive si opozitë karshi këtyre marrëveshjeve.

“Për të qenë më i saktë se sa më lejoi X me kufirin e karakterit: LDK nuk është pjesë e sjelljeve penguese të opozitës që përmenda”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit