7.6 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Ambasadori gjerman: Plani evropian, njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia

- Advertisement -

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se plani franko-gjerman, nuk është zgjidhja përfundimtare e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ky propozim është vetëm vënie e trenit në binarë,

Në një intervistë për RTK, Rohde thekson se nëse ky plan zbatohet, atëherë “i jemi afruar qëllimit” sepse sipas tij, kjo është njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia.

“Jo, nuk është, nuk e sjell atë! Ne e kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se kjo është vetëm një hap i ndërmjetëm në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe gjithëpërfshirës.  Pika kryesore e këtij plani, thënë ashtu, është vendosja e trenit në binarë të rregullt dhe nëse marrëveshja do të zbatohet, atëherë i jemi afruar qëllimit pasi kjo është njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia”, tha Rohde.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit