9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ambasadori gjerman për zgjedhjet serbe: Kosova nuk arriti të gjejë një zgjidhje pragmatike

- Advertisement -

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, në një deklaratë  për BBC në edicionin serb ka thënë se është vendimtare që të bëhen përpjekje në bashkëpunimin rajonal dhe gjetjen e zgjidhjeve për njerëzit në rajon.

Rohde është shprehur se janë të zhgënjyer që Kosova deri më tani nuk është pajtuar në gjetjen e një zgjidhjeje pragmatike që do t’u mundësonte atyre që kanë të drejtën e votës në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhjet serbe.

“Zgjidhjet për qëndrime të ndryshme kërkojnë gjithmonë kompromise. Në atë kontekst, ne si shtete të QUINT-it e kemi shprehur qartë pakënaqësinë tonë sepse Kosova deri më tani nuk është pajtuar në gjetjen e një zgjidhjeje pragmatike që do t’u mundësonte atyre që kanë të drejtën e votës në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhjet serbe”, ka deklaruar ai për mediumin.

“Në thelbin e Bashkimit Evropian, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë kombinohen me dëshirën dhe kapacitetin për të arritur një kompromis, miqësi dhe solidaritet mes shteteve anëtare”, ka thënë ai.

“Këto vizione duhet të miratohen nga të gjitha vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE në rajon”, përfundon Rohde.

Edhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se praktika e deritashme që zgjedhjet e Serbisë të mbaheshin në Kosovë, nën organizimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duhet të vazhdojë.

Szyunyog në një deklaratë për BBC në gjuhën serbe ka kritikuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe.

Ai ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me përkushtimin e Kosovës për të ardhmen evropiane.

“Ne besojmë se ky vendim është në kundërshtim me përkushtimin e Kosovës për të ardhmen evropiane dhe me parimet e mbrojtjes së të drejtave demokratike të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe komunitetet joshumicë”, është shprehur ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit