21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Ambasadori gjerman jep sinjale pozitive për heqjen e masave

- Advertisement -

Dy çështje me rëndësi e kanë sjellë sot në Kuvend ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Ai u ftua në takim nga komisioni parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Pas diskutimit që zgjati rreth një orë, Rohde foli shkurt për mediat, pa pranuar pyetje dhe la të nënkuptohet se së shpejti priten lëvizje për heqjen e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.

“Patëm një takim miqësor dhe të mirë për çështjet aktuale, Këshillin e Evropës, heqjen e masave dhe kam treguar pozicionin e Gjermanisë si partner i ngushtë i Kosovës në Evropë dhe së shpejti do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë situatën”, ka deklaruar Rohde.

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, sipas raportimit të Evropës së Lirë, pritet që javën e ardhshme ta dorëzojë te shtetet anëtare raportin për hapat që ka bërë Kosova në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave.

E pyetur nëse ambasadori Rohde e konfirmoi një gjë të tillë në takim, kryetarja e komisionit parlamentar, Arbëreshë Kryeziu tha se mund të ndodhë.

“Jo konkretisht, por duket se kjo do të ndodhë. Megjithatë se çfarë do të përmbajë raporti nuk e dimë as ne, por pikërisht ideja pse po i takojmë ambasadorët është që gjatë këtyre takimeve edhe ambasadorët të marrin informacione të rëndësishme që mund t’i shërbejnë edhe vet Borrell në raportin përfundimtar që pritet ta dorëzojë”, ka deklaruar Kryeziu.

Por, nuk dihet nëse propozimi do të jetë për heqje të plotë të masave, apo në mënyrë graduale.

Kryezi kërkoi ndihmën e Gjermanisë që të ndikojë në heqjen e masave, që i quajti të padrejta.

Mirëpo, akoma më të padrejtë ajo e vlerësoi një kërkesë tjetër të BE-së ndaj Kosovës, që vendimi për heqjen e tyre të merret me votim të plotë të shteteve anëtare, ndonëse një vit më parë ato nuk kishin votuar për vendosjen e masave.

Takimet e komisionit për punë të jashtme pritet të vazhdojnë edhe me ambasadorë të tjerë nga shtetet e QUINT-it.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit