-0.4 C
New York
Friday, February 6, 2026

Buy now

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Abdixhikut, flasin për situatën politike dhe për krijimin e institucioneve të reja

- Advertisement -

 

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph. Në një njoftim të LDK-së, thuhet se në këtë takim është folur për aktualitetin politik, qëndrimin e LDK-së për situatën politike dhe domosdoshmërinë për krijimin sa më të shpejt të institucioneve të reja dhe funksionale.

“Kryetari Abdixhiku theksoi nevojën urgjente për stabilitet institucional dhe përgjegjësi politike, duke nënvizuar pritjet e qytetarëve për një shtet që u shërben atyre, garanton zhvillim dhe mirëqenie”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Abdixhiku në këtë takim ka shprehur mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe konsolidimit demokratik të saj, duke e cilësuar Gjermaninë si një partnere kyçe dhe aleate të rëndësishme të Republikës së Kosovës.

 

Të ngjashme

Të fundit